Milani gjen zëvendësuesin e Ibrahimovicit te Chelsea

Paolo Maldini është duke kryer një punë fantastike në merkato pasi duket se do ti transferojë objektivin afatgjatë që Inter e ka prej muajsh. Me dëmtimin e Zlatan Ibrahimovic ndërhyrja në merkato për një sulmues duket e paevitueshme dhe duket se këtë barrë do ta ketë Olivier Giroud i Chelseas.

Por kjo nuk pritet të jetë lëvizja e vetme e Milanit pasi po përgatiten gjithashtu edhe përforcimet në mbrojtje. La Gazzetta dello Sport raporton se në listën e Rossonerëve ka shumë emra mirëpo favoritët për të marrë një vend në qendrën e mbrojtjes janë Ozan Kabak dhe Simakan i Strasbourg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu