Milani me gjashtë mungesa për ndeshjen ndaj Fiorentinas, “kokëdhimbje” për trajnerin Pioli

Milani është pa gjashtë lojtarë për udhëtimin e nesërm në Serie A në Fiorentina, kështu që Zlatan Ibrahimovic duhet të fillojë si titullar.Kriza e dëmtimeve mbetet intensive pas eliminit të së enjtes në Europa League në Manchester United.

Ante Rebic, Rafael Leao, Alessio Romagnoli, Davide Calabria, Mario Mandzukic dhe Daniel Maldini të gjithë e humbën atë ndeshje dhe ata janë ende jashtë për fundjavën.

Ekziston një ndryshim nga e enjtja, pasi Jens Petter Hauge është në dispozicion për Serie A, ndërsa ai u hoq nga lista e UEFA në janar për të lënë vendin për Mandzukic.Skuadra e Milanit për ndeshjen ndaj Fiorentina: A Donnarumma, G Donnarumma, Tatarusanu; Dalot, Gabbia, Hernández, Kalulu, Kjaer, Stanga, Tomori; Bennacer, Calhanoglu, Castillejo, Díaz, Hauge, Kessie, Krunic, Meite, Saelemaekers, Tonali; Ibrahimoviç, Tonin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu