Milevski: Raport për 100 ditët e para në drejtimin e MPL-së

Ministri i pushtetit lokal, Goran Milevski, vlerëson se me riemërimin e tij në pozitën e ministrit të pushtetit lokal, kjo ministri nuk ka ndalur dinamikën e punës, të cilën e kishte që nga qeverisja e kaluar. Pandemia me virusin Covid-19 dhe zgjedhjet kanë ndikuar në një përqindje të caktuar, por jo edhe në realizimin e projekteve madhore të cilat kanë qenë të hartuara, thekson Milevski, duke shtuar se në realizimin e këtyre projekteve kanë pasur ndihmë të madhe nga Ambasada e Zvicrës, UNDP, si dhe delegacioni i BE-së.

Kemi realizuar 8 projekte inovative të investimit në 8 rajonet e planifikuara në vlerë prej 1,5 milion franga zvicerane. Po ashtu jemi në përgatitje të edhe 26 projekte për zhvillim të të gjitha 8 rajoneve në vlerë prej 321 milion e 580 mijë denarë, 18 projekte për zhvillim specifik në vlerë prej 36 milion denarë dhe 14 projekte në zhvillimin e fshatrave në vlerë prej mbi 15 milion denarë.

Mjetet të cilat po ndahen nga IPA Fondet për bashkëpunim ndërkufitar, po japin efekte ku është shpallur thirrja e tretë publike në vlerë prej afro 5 milion euro, në këtë drejtim deri më tani janë realizuar 14 projekte në vlerë prej mbi 6 milion denarë. Edhe Projektet IPA 3 po realizohen në dinamikën e paraparë me Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën e Serbinë.”,- tha ministri i pushtetit lokal, Goran Milevski.

Ministri Milevski po ashtu potencoi se këtë vit po e përfundojnë me program zhvillim regjional dhe decentralizim 2021-2026. Qeveria ka treguar gatishmëri që të vazhdohet me decentralizimin, që mundëson funksionim të sigurt financiar të komunave, të cilave do t’u jepen autorizime të reja komunave, ndërsa të njëjtat duhet t’i përmirësojnë mundësitë e shërbimeve dhe të digjitalizimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu