Milloshoski: Është vendosur bombë në shtëpinë e babait tim (FOTO)

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se pardje në fshatin Izhishte, rreth orës 22 ekipi i MPB-së për krim-teknikë me sukses kanë arritur të çmontojnë një bombë në derën e prapme të shtëpisë së babait të tij. Ai shrkuan se vendosësit e bombës do të dalin para organeve të drejtësisë,

“Pas zgejdhjeve, nëntoka kriminele-politike e cila inspirohet nga “bombat e mandatarit për Jetë”, filloi të vendosë bomba të vërteta me kërcënim për jetë. Pardje në fshatin Izhishte, rreth orës 22, ekipi i MPB për krim teknikë me sukses çmontoi bombën e vendosur në derën e prapme në shtëpi të babait tim, e vendosur me qëllim që t’i vrasë ose dëmtojë prindërit e mi. Kërcënimet ndaj babait tim i konsideroj si kërcënim indirekt dhe presion ndaj meje, që lidhen me mendimin dhe aktivitetin tim politik. Por nuk ka tërheqje dhe largim”, shkruan mes tjerash Milloshoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu