Milloshoski ngelet pa licencën e noterit

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski ka ngelur pa licencën e noterit, pasi Ministria e Drejtësisë, përshkak funksionit të tij si deputet i’a mori lejen për punë, gjegjësisht është shkarkuar nga shërbimet e noterit. Milloshoski vendimin për noter e kishte marë në vitin 2016, por pas përzgjedhjes së tij si deputet në Kuvend po atë vit në dhjetor, ai ka dorëzuar kërkesë për pauzimin e shërbimit derisa kryen funksionin deputet.

Udhëheqësia e atëhershme e Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë eksprese e ka pranuar kërkesën e tillë të Mickoskit, me çka menjëherë disa ditë pasi e ka marë licencën për noter, të njejtën e ka vënë në pushim. Në këto zgjedhjet e fundit ai përsëri u zgjodh si deputet. Milloshoski nuk ka dorëzuar kërkesë të re për vënien në pushim të shërbimit noterik. Milloshoski tani ka të drejtë ligjore të dorëzojë ankesë apo të hapë kontest gjyqësor para Gjykatës Administrative.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu