Tre nga përfaqësuesit e BDI-së në kabinetin e ri Qeveritarë nuk kanë të zbardhura dosjet e mëparshme për dyshime mbi vepra kriminale. Ramiz Merko, Bujar Osmani dhe Sadulla Duraku. Ish kryetari i Strugës Ramiz Merko dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është në hetim e sipër nga Prokuroria Publike. Ish zëdhënësi dhe ish ministri i Shëndetësisë nga radhët e BDI-së Bujar Osmani dyshohet për furnizime jo ligjore gjatë kohës kur ishte ministër i Shëndetësisë. Dyshimet bazohen në projektin për rikonstruimin e Spitalit shtetëror në vlerë prej 400 mije eurove. Ish ministri i Bujqësisë dhe kryetari i Komunës së Likovës Sadulla Duraku mësohet të mos e ketë pastruar akoma dosjen mbi raportin e revizionit shtetërorë kur ky i fundit kishte konstatuar se gjatë kohës kur me dikasterin e Bujqësisë udhëhiqte Duraku kanë munguar miliona euro.
Duraku madje nuk ka mbyllur edhe çështjen e ndaljes së ventilit për ujë të pijshëm gjatë konfliktit të vitit 2001, rast ky të cilin e ka hetuar prokurorja e Hagës Karla del Ponte. Emri i Durakut u përmend edhe në seancat gjyqësore për rastin e Kumanovës. Mbrojtja e propozoi për dëshmitarë por nuk u pranuar nga Prokuroria dhe Gjykata. Lidhur me çështjen e përgjegjësive penale të zv/ kryeministrave dhe ministrave të përbërjes së re qeveritare, mandatari për formimin e Qeverisë Zoran Zaeve në bashkëpunim me ekspertët juridik paralajmëroi se do të kërkojë nga të gjitha institucionet vendase mendim dhe qëndrim nëse përbërja e kabinetit tij qeveritarë është e inkriminuar. Sipas Zaev ky hap është bazë për kthimin e shtetit të së drejtës dhe se i gjithë kabineti do të hetohet.
NËSE DUAM TË KTHEJMË SHTETIN E TË DREJTËS, NUK MUNDET QË NJERËZIT E GJYKUAR PËR KRIME APO QË JANË DREJTPËRDREJTË TË PËRFSHIRË NË AFERA KRIMINALE TË MBARIT FUNKSIONE SHTETËRORE DHE ME KËTË TË JENË TË DYSHUARIT KRYESORE PËR DIÇKA NJIHET SI CENIM I INTERESAVE PUBLIKE DHE SHKELJE E KODIT PENAL- DEKLAROI ZORAN ZAEV, MANDATAR PËR FORMIMIN E QEVERISË.
Ekspertët vlerësojnë vendimin e mandatarit Zaev. Sipas ish drejtorit të anti-korrupsionit Voisllav Zafirovski,ky veprim i jep mundësi mandatarit për të ndryshuar kabinet qeveritar më pas. Megjithatë Zafirovski shton se Zaev nuk duhet t’i besojë me sy mbyllur institucioneve vendase.
MENDOJ SE DEFINITIVISHT ËSHTË NJË HAP POZITIV I SHUMICËS QË TË KËRKOJË NGA INSTITUCIONET KOMPETENTE MENDIM APO QËNDRIM NË LIDHJE MË PËRFSHIRJEN E MUNDSHME TË MINISTRAVE PROCEDOHET PROCEDURË PENALE APO MASA PËR VËRTETIMIN E TIJ NË SKANDALE KORRUPTIVE. MENDOJ SE ZAEV VËMENDJE TË VEÇANTË DO T’I KUSHTOJË PSP-SË DHE RAPORTEVE TË SAJA. BESIMI NË PROKURORINË PUBLIKE DHE SISTEMIN GJYQËSORË ËSHTË ZHDUKUR, JO VETËM TEK LIDERËT POR EDHE TEK QYTETARËT NË PËRGJITHËSI- THA VOISLLAV ZAFIROVSKI, ISH DREJTOR I ANTI-KORRUPSIONIT.
Përveç zëvendës kryeministrave dhe ministrave të kabinetit Qeveritarë, ekspertët rekomandojnë nevojën që pjesë e hetimeve për përfshirje në vepra të mundshme penale të jenë edhe vetë mandatari Zoran Zaev, kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i LR PDSH-së Zijadin Sela.










