Ministri i jashtëm gjerman: Administrata Biden ofron shanse për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas shprehu besimin e tij se, me mbështetjen e qeverisë së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po ofrohet një shans për të gjetur një zgjidhje për problemin e Kosovës dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sjellë prosperitet ekonomik.

Në konferencën për shtyp, pas takimit me shefin e diplomacisë serbe, Nikolla Selakoviq, ai tha se Gjermania është e përfshirë në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe kujtoi se BE ka të dërguarin e saj të posaçëm, i cili është shpesh në rajon, raporton Tanjug.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu