Ministri i Jashtëm gjerman: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Michael Roth, kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një postim në mediat sociale Roth shprehet se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të mbajë premtimet.

Më tej shefi i diplomacisë së Gjermanisë shprehet se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane dhe BE duhet të veprojë tani.

Ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane, të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, është ky reagimi i Roth.

Ky reagim vjen në një kohë kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në pritje të mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu