Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë në gjendje të rëndë shëndetësore

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është i shtruar në Qendrën Klinike të Serbisë. Sipas Radiotelevizionit Serb, ai është intubuar dhe i lidhur me ventilator për shkak të pneumonisë bilaterale.

Daçiç u shtrua në Qendrën Klinike të Serbisë për shkak të problemeve shëndetësore, konfirmoi ky institucion.

Doktori Spasoje Popeviç saktësoi se Ministri Daçiç u shtrua në spital në orën 16:30 në Klinikën e Pulmonologjisë dhe se nuk mund të japë ndonjë parashikim.

“Është shumë herët, por po përpiqemi dhe mendoj se deri diku po arrijmë ta stabilizojmë gjendjen e tij. Në ditët në vijim, ai do të na japë përgjigje se si do të vazhdojë. Ne jemi vazhdimisht pranë tij dhe kjo është e gjitha që mund të them në këtë moment”, tha Popevic.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pasi vizitoi së bashku me ministrat në spital Daçiçin, u shpreh: Ne vizituam së bashku zëvendëskryeministrin dhe presidentin e SPS-së. Është një situatë e vështirë, por ne besojmë te mjekët, ne besojmë tek ai dhe lutemi për të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu