Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Sergey Shoygu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit në ueb faqen e Ministrisë turke të Mbrojtjes, të dy ministrat kanë vlerësuar çështjet rajonale të sigurisë duke përfshirë edhe zhvillimet e fundit në Idlib.
Në bisedë gjithashtu janë shkëmbyer pikëpamjet rreth asaj se provokimet e fundit që janë bërë për të dëmtuar Marrëveshjen e Soçit mund të vazhdojnë dhe se duhet gatishmëri për këto.










