Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, tha se e vetmja zgjidhje për përfundimin e konfliktit Azerbajxhan-Armeni, është e mundur me tërheqjen e ushtrisë armene nga territoret e okupuara.
Por kjo kërkesë sipas tij u refuzua menjëherë nga presidenti rus Vladimir Putin. Ai në një intervistë për një nga agjencitë turke të lajmeve, tha:
“Ne diskutuam për konfliktin e Karabakut me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm rus Lavrov. Ne thamë që duhet të punojmë së bashku për të zgjidhur konfliktin e Nago-Karabakut, por nuk funksionoi. Ata na thonë ndaloni luftën. Ndaloni atë. Paqe. Për këtë, Armenia duhet të tërhiqet nga territoret e okupuara të Azerbajxhanit. A e thonë rusët këtë? A nuk thonë ata kështu? Si do të zgjidhet çështja atëherë?”, tha Cavusoglu.
Në vazhdim të fjalës së tij, Ministri i Jashtëm i vendit tha se ata qëndrojnë përkrah Azerbajxhanit në çdo formë, duke theksuar se Azerbajxhani ka qenë i durueshëm me këtë problem për 30 vjet.
“Kjo është e tmerrshme. 20 përqind e tokave të vendit janë okupuar. Njerëzit duan të kthehen në shtëpi. Azerbajxhani ka të drejtën ligjore dhe morale për këtë luftë.”










