Ministria e Ekonomisë siguron rreth 1 milion euro për turizmin dhe bizneset e vogla dhe të mesme
Me ribalancin e buxhetit i cili është miratuar nga Qeveria dhe i dërguar për miratim në Kuvend, Ministria e ekonomisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe turizmin ka siguruar subvencione shtesë prej 60 milion denarëve apo rreth 1 milion euro.
Këto subvencione të sigurura nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë do të mund ti shfrytëzojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa me një pjesë të këtyre fondeve do të subvencionohen edhe projekte nga sektori i turizmit.
Subvencionet shtesë të ministrisë janë në kuadër të masave të Qeverisë për zhvillim ekonomik, ndërsa detajet se kush dhe si do të mund të përdoren këto fonde financiare, ministria do ti publikojë pas miratimit të ribalancit të buxhetit nga ana e deputetëve. Ndërkohë që me këtë vendim të fundit që ka bërë Ministria e Ekonomisë gjegjësisht ministri Bekteshi nga rebalanci i buxhetit ngadal po i kthehen edhe kompetencat kësaj ministrie të cilat iu morrën nga qeverisja e kaluar.InfoShqip.com










