Ministrja e Jashtme kundër që Serbia të marrë Nobelin pasi po ngrit aktakuza ndaj shqiptarëve pse po e ngrisin flamurin kombëtar shqiptar

Ministrja e Punëve të Jashtme ka reaguar pas aktakuzës që Gjykata e Vranjës në Serbi ka ngritur ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafa për ngritjen e flamurit kombëtar më 2019.

“Padia e djeshme e gjykatës së Vranjës ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar në Luginë, z.Ragmi Mustafa, veç se ai ka ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019, është qartazi e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve etnike”, ka thënë ajo.

Haradinaj Stublla ka thënë tutje se kjo nuk është rruga e Nobelit për Paqe.

“Shqiptarët në Luginë duhet të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara, njësoj sikurse janë të garantuara të drejtat e zgjeruara të serbëve në Kosovë. Kjo nuk është rruga e Çmimit Nobel për Paqe”, ka thënë ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu