Ministrja serbe e Drejtësisë për lirimin e Tomor Morinës: Vendimi është turp për të drejtën ndërkombëtare

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq ka reaguar me shkrim ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Maqedonisë ku ceket se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës në Serbi.

“Për fat të keq, me këtë vendim të Maqedonisë së Veriut, politika edhe një herë u vendos para të drejtës dhe drejtësisë. Është turp i madh për të drejtën ndërkombëtare, por edhe një goditje e fortë ndaj familjeve të viktimave, të cilët me dekada kërkojnë drejtësi për më të afërmit e tyre”, thuhet në njoftimin e ministres serbe Kuburoviq.

Ajo më tej shkruan se tek autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme por vendimi, sipas ministres serbe, ka qenë në kundërshtim me të vërtetën dhe faktet.

Ministrja serbe e Drejtësisë në njoftim shkrun se Serbia nuk do heq dorë dhe so do të kërkojë kryesit të përgjigjen para drejtësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu