Në hyrje të Novi Pazarit kryeqendrës së Sanxhakut janë parë banderola me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Sanxhakut”.
Lajmi ka bërë bujë në Serbi dhe rajon. Derisa mediat vendore e kanë transmetuar vetëm si informacion, mediat serbe edhe sot shkruajnë se bëhet fjalë për një akt separatist dhe me qëllime politike të dyshimta.
Vendosja e këtyre banderolave ka rihapur debatet për statusin politik dhe autonominë kulturore të Sanxhakut, ndërsa autoritetet lokale dhe qendrore ende nuk kanë reaguar zyrtarisht.
Sipas regjistrimeve zyrtare, Sanxhaku ka rreth 390 000 banorë, ku shumicën përbëjnë boshnjakët muslimanë mbi 50%, ndërsa serbët përbëjnë 34%, malazezët 7%, myslimanët kombëtarë 6%, ndërsa shqiptarët rreth 1%. Të tjerë ose pa deklaruar përbëjnë pjesën e mbetur./INA/










