Mirzo: Duka nuk është zgjedhur kryetar i përkohshëm i Dibrës

Komuna e Dibrës pas vdekjes së kryetarit Ruzhdi Lata ende nuk ka zgjedhur kryetar të përkohshëm. Këtë e deklaroi sekretari i komunës Ilir Mirzo i cili i hodhi poshtë lajmet se Hekuran Duka është zgjedhur kryetar i përkohshëm i Dibrës.

Mirzo theksoi se “anëtari i Këshillit të Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, me Vendim të kryetarit tashmë të ndjerë Lata është caktuar si këshilltar i cili e zëvendësonte në mungesë të tij dhe mund të nënshkruajë disa akte, në përputhje me dispozitat ligjore, kryes i detyrës kryetar zgjidhet pas vendimit të Qeverisë nga ana e Këshillit të Dibrës”.

Këshilltari që e zëvendëson kryetarin do ta kryejë këtë funksion deri në zgjedhjen e u.d. kryetar nga ana e Këshillit të komunës së Dibrës në përputhje me Ligjin për vetëqeverisje lokale, tha Mirzo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu