Mishetiq: Prokuroria po tenton t’i hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq po vazhdon me deklarimin e fjalëve përmbyllëse në Hagë.

Ai përmendi dëshmitë e ndërkombëtarëve si James Rubin dhe Wesley Clark, që sipas tij, tregojnë se ish-presidenti nuk ka kryer krimet për të cilat akuzohet.

Mishetiq përmendi edhe dëshmitë e diplomatëve ndërkombëtarë, të cilët kanë deklaruar se Thaçi, përkundrazi ka bërë thirrje kundër dhunës.

“Thaçi nuk ishte person që mund të kryente dhunë”, citoi avokati dëshmitë e ndërkombëtarëve që ishin thirrur nga mbrojtja e Thaçit.

I shtoi se prokuroria po tenton të hedh poshtë dëshmitë e tyre.

“Pretendimet e ZPS-së se ndërkombëtarët nuk ishin të informuar saktë, është karakteristikë e veçantë duke marr parasysh mënyrën e centralizuar të komunikatave të UÇK-së dhe intervistat në televizione”, tha Mishetiq.

“Provat dhe dëshmitë e këtyre dëshmitarëve ndërkombëtarë, rikonfirmohen fuqishëm nga zyrtarë të lartë të UÇK-së”, u shpreh avokati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu