Kryetari i lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski, sot doli me deklaratë se ka përpjekje për ndrrim jo ligjor të udhëheqësisë së lidhjeve të sindikatave, nga ana e ministres për punë dhe politkë sociale, Mila Carovska dhe partisë që ajo bën pjesë.
“Edhe më tej kryetar i lidhjes së sindikatave dhe sekretar i të njejtës është Zhivko Mitrevski dhe Metodija Dimevski”, tha Mitrevski duke potencuar se ka pasur përpjekje të ndrrohet udhëheqesia me persona që nuk janë pjesë e asaj sindikate. Mitrevski theksoi se procesi për ndrrim është ekskluzivisht punë e 13 sindikatave të shoqëruara në lidhjen e sindikatav, të cilat janë të vetmet në pajtim me statutin që mund të bëjnë ndrrim të udhëheqësisë mbi bazë të procedurës që ecë mes sindikatave dhe në bazë të këshillit dhe kongresit të LSM-së. Ai deklaroi se kundër Carovskës kanë ngritur padi penale për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
Përderisa ajo nuk e tërheq vendimin joligjor, nga LSM kërkojnë dorëheqjen e saj ose shkarkimin./InfoShqip.com










