Një lajm i mirë për tifozët e Barcelonës dhe trajnerin Ernesto Valverde. Mbrojtësi 25-vjeçar Samuel Umtiti nuk ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në gju pas dëmtimit të pësuar javët e fundit. Terapia së cilës i është nënshtruar prej disa ditësh mbrojtësi kamerunas po jep efektet e pritura, çka eviton mundësinë për një operacion.
Mjekët e klubit “blaugrana” kanë shtuar gjithashtu se mbrojtësi 25-vjeçar mund të rikthehet në stërvitje më datën 30 dhjetor, pas një jave. Por stërvitja do të jetë e lehtë, pa sforcuar gjurin, në mënyrë që Umtiti të ketë mundësi të rikthehet të luajë në mesin e janarit.
Ky lajm ndryshon edhe planet e Barcelonës në merkato, që synonte serbin Branislav Ivanovic si përforcim deri në fund të sezonit, por që tashmë nuk është më i nevojshëm.
❗ [MEDICAL ANNOUNCEMENT] @SamUmtiti
ℹ 👉 https://t.co/GY8bQNyZwI
🔵🔴 #ForçaBarça pic.twitter.com/yZdmoo2Nxn— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 23, 2018










