Anëtarët e familjes Jetish nga Draçeva e Shkupit ankohen nga sjellja agresive e një mjeke në Klinikën e Neurologjisë ndaj lokes së tyre 76 vjeçare, Hatixhe Jetish, por edhe ndaj anëtarëve tjerë të kësaj familje. Gjithçka sipas tyre ka ndodhur mbrëmë, ku loken e kanë dërguar në emergjencë me sulm në tru, e prej aty janë dërguar në Neurologji.
Familjarët thonë se edhe pse ka qenë në pyetje rast urgjent, në vendin e punës te Neurologjia nuk kanë gjetur asnjë mjek.
“E dërguam nënën time në gjendje të rëndë shëndetësore në klinikë, mirëpo aty nuk kishte asnjë mjek. Ne kërkuam mjek të vijë më shpejt për shkak të gjendjes së nënës, mirëpo kur arriti mjekja në fjalë, filloi të sillet në mënyrë agresive. Vajzës time ia mori celularin nga dora, kurse mua më goditi me derë”, deklaroi për Gazetën Lajm djali i lokes 76 vjeçare.
Ndërkohë mjekja rastin e ka paraqitur në polici, ku ka thënë se është sulmuar nga anëtarët e familjes së Hatixhe Jetish dhe se është goditur me flakareshë. Policia ka paralajmëruar masa ndaj anëtarëve të kësaj familje.
Mirëpo anëtarët e familjes Jetish mohojnë çfarëdo lloj akuze.
“Sjellja e mjekes ishte skandaloze dhe aspak në nivel të profesionit që ushtron. Ajo i bëri të gjitha problemet dhe tani na ka paraqitur në polici. Madje lokes time infuzionin ia vendosën në korridor e jo në dhomë të spitalit”, thotë mbesa e lokes 76 vjeçare, duke na dërguar edhe fotografinë e gjyshes së saj duke pranuar infuzionin në korridorin e klinikës.
FOTO: