Futbolli gjithmonë na sjellë histori të mira dhe të paharrueshme të futbollistëve kur kanë qenë të vegjël, dhe rrugët e vështira që kanë kaluar ata për të mbërritur suksesin në karrierë.
Një rast i njëjtë, është edhe ai i mbrojtësit te Real Madridit, Nacho, shkruan lajmi.net.
27 vjeçari është rikthyer në kohë për të kujtuar fëmijërinë e vështirë, kur në moshën 12 vjeçare iu tha që duhet ta ndërpresë futbollin shkaku i diabetit.
“Mjeku më tha se unë duhet të qëndroi larg futbollit, nuk do të jem në gjendje të luaj”, i kujton Nacho momentet më të vështira në karrierë.
“Këtë nuk ma tha drejtpërdrejt mjeku im, por kolegu i tij. Mbaj mend si humba turneun me Real Madridin, kjo ishte e tmerrshme”, vazhdon 27 vjeçari, që kaloi të gjitha kategoritë e të rinjve të skuadrës mbretërore.
“Më vonë takova mjekun tim, të cilin e dua shumë, dhe ai më tha diçka krejt tjetër. Më tha që të vazhdojë të luaj futboll, pasi që sporti është shumë i rëndësishëm. Nga ajo e hënë, jeta ime filloi përsëri”.
“Sigurisht që ishte e vështirë, duhej të kujdessha për veten tre herë më shumë se njerëzit e shëndetshëm. Veçanërisht e rëndësishme ishte dieta ime”, ka shtuar Nacho, që në vitin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin./Lajmi.net











