Është zhvilluar ndeshja mes Kroacisë dhe Islandës në kuadër të kampionatit botëror, Rusia 2018. Ndeshja përfundoi me fitoren e Kroacisë me rezultat 2 me 1, rezultat me të cilin kombëtarja kroate siguroi kualifikimin në raundin tjetër, ndërsa Islanda u eliminua nga botërori.
Por, kamerat kanë kapur një moment shumë interesant.
Në fillim të ndeshjes, kur po bënin përshëndetjen të dy kapitenët e ekipeve, ai kroat Luka Modric dhe islandezi Aron Gunnarsson, me apo pa dashje kanë bërë simbolin e shqiponjës, simbol ku i cili nga dita e premte ishte më i komentuar në rruzullin tokësor. E gjithë kjo pas golave të yjeve shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ndaj Serbisë, ndeshje të cilën e fitoi Zvicra me rezultat 2 me 1.
Xhaka dhe Shaqiri u dënuan nga FIFA për festimin me shqiponjë, dhe nëse marrim për bazë këtë, atëherë Luka Modric dhe Aron Gunnarsson “rrezikojnë” të dënohen nga FIFA njëjtë si Xhaka e Shaqiri.