Republika e Kosovës evidentohet si shtet dhe pa fusnotë në Shërbimin Evropian për Aksione të Jashtme (EEAS) që drejtohet nga Federica Mogherini.
Kur kërkoni në EEAS, tek rubrika “shtete”, Kosova identifikohet si shtetet njësoj si të tjerat, pa fusnotë.
Mogherini as në ftesat për dialog, të cilat u dërgohen edhe medieve, për nga emrat e funksioneve dhe të shteteve, përkatësisht rajoneve prej nga vijnë, pjesëmarrësit i trajton njësoj, shkruan gazeta serbe Novosti.
Për këtë çështje ka reaguar edhe zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançiq.
Ajo ka thënë se politika e Brukselit nuk ka ndryshuar dhe se e ashtuquajtura “fusnotë”, që shënon neutralitetin e statusit, përdoret në të gjitha dokumentet zyrtare që i referohen Kosovës.
“Politika jonë për këtë çështje nuk ka ndryshuar”, ka thënë Kocijançiq për Tanjug.










