Eleni Foureira bëri bujë në mediat shqiptare kur mohoi origjinën shqiptare në sy të të gjithëve.
E njohur si Beyonce e Greqisë shqiptarja më pas u detyrua të kthente dhe ta pranonte origjinen.
Së fundmi këngëtarja ka shkuar në Lisbonë, ku do të përfaqësojë Qipron në Eurovision.
Në një intervistë për ‘Wiwiblogs’, ajo tërhequr vëmendjen e të gjithëve kur ka deklaruar me krenari se është me prejardhje shqiptare.
“Është vështirë të jetosh në Shqipëri dhe pastaj të fillosh jetën në një shtet të ri, ku nuk e njeh askënd, por gjitha këto veshtirësi mua me kanë bërë kjo që jam.
Unë jam krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që jam rritur në Greqi i cili është një shtet fantastik por jam edhe krenare që po e përfaqësoj Qipron në Eurovision”, është shprehur Foureira. /albeu