Një moment tmerrues është regjistruar gjatë një safari në Sri Lanka, ku një elefant rreth tre tonë sulmoi një minifurgon me turistë.
Kafsha e egër u hodh drejt mjetit, duke e tundur fort dhe duke ngritur dy rrota nga toka.
Elefanti më pas përdori trungun për të shqyer derën e automjetit dhe e futi brenda, duke kërkuar ushqim. Sipas raportimeve, një turiste ruse i kishte ofruar më parë fruta elefantit, çka dyshohet se shkaktoi reagimin agresiv.
Dy anëtarë të një familjeje u larguan me vrap nga ana tjetër e mjetit, të frikësuar për jetën. Situata u qetësua vetëm pasi një automjet tjetër turistik iu afrua duke i rënë borisë, ndërsa u dëgjua edhe një e shtënë paralajmëruese.
Pavarësisht dëmeve të mëdha, përfshirë derën e shkulur, turistët arritën të largoheshin dhe fatmirësisht askush nuk u lëndua. Turistja ruse Liliya Mikhailovskaya, 43 vjeçe, tha se ajo dhe familja e saj “pothuajse humbën jetën”.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një tjetër alarmi në Indi, ku një elefant i egër ka shkaktuar panik masiv në shtetin Jharkhand, duke vrarë të paktën 22 persona. Autoritetet indiane kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen dhe qetësimin e kafshës, e cila besohet se ndodhet në fazën agresive të çiftëzimit, të njohur si musth.
An elephant attacked Russian tourists in Sri Lanka
The incident happened in a national park. A family with a child and their friends were driving along the road when they were blocked by a Ceylon elephant weighing about three tons.
Locals warn that such “patrols” are common:… pic.twitter.com/nddnJUcnCb
— NEXTA (@nexta_tv) January 26, 2026









