Momenti kur militantët e ISIS-it futen brenda Parlamentit iranian, dhe qëllojnë me kallashnikovë mbi civilët (VIDEO, +16)

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda ndërtesës së Parlamentit iranian, kanë filmuar momentin kur tre terroristë të ISIS-it futen brenda dhe fillojnë të qëllojnë mbi civilë me kallashnikovë, duke lënë 12 të vdekur.

Në video mund të shihen se si dhjetëra civilë fillojnë të ikin, derisa terroristët e armatosur me pushkë automatike të tipit AK-47 qëllojnë mbi ta.

Disa prej tyre rrëzohen për toke gjatë sulmit në Teheran, të cilët janë kapluar nga paniku, derisa disa tjerë mundoheshin të shpëtonin duke u fshehur nën karrige.

Sulmuesit ishin futur aq thellë brenda ndërtesës së Parlamentit, sa që dyshohet se disa herë kishin shtënë në drejtim të sallës ku gjendeshin deputetët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu