Në internet është publikuar videoja e momentit kur një burrë hap zjarr në senatorin Republikan, Steve Scalise në një fushë bejsbolli, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.
Videoja e filmuar nga një dëshmitarë në stadiumin Eugene Simpson në parkun Alexandria në Virginia, shfaq momentin kur dëgjohen dhjetëra të shtëna me armë.
Në disa skena të videos shihen disa lojtar të bejsbollit të plagosur duke qëndruar të shtrirë në mes të fushës, derisa sulmuesit vazhdon të gjuaj.
Ende nuk dihet nëse Scalise ishte duke luajtur në momentin kur u qëllua në ije dhe menjëherë u dërgua me urgjencë në spital.
Sulmuesi menjëherë është qëlluar nga policia, kurse ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Raportohet se sulmuesi i senatorit Republikan është James T. Hodgkinson nga Illinois.







