Dy shpërthime të fuqishëm kanë ndodhur në Stamboll mbrëmien e së shtunës ku si pasojë 20 persona kanë mbetur të plagosur.
Shpërthimet kanë ndodhur pranë stadiumit të Beshiktashit, pas përfundimi të ndeshjes Beshiktash-Buraspor.
Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu ka konfirmuar të paktën 20 të plagosur, ndërsa mediat e huaja njoftojnë se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të paktën 13 persona të vdekur.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:30 me orën lokale dhe mendohet se ka ardhur nga një makinë bombë.
Policia ka rrethuar të gjithë zonën, ndërsa raportohet edhe për shkëmbim zjarri.










