Monstra e liqenit fikson mediat britanike: Ka shkuar me pushime në Shqipëri (FOTO)

Banorët shqiptarë pretendojnë se kanë filmuar momentet kur shfaqet një monstër e ngjashme me të famshmen “krijesa e Loch Ness”.

Këto pamje tregojnë monstrën “Loch Ness” e filmuar në Shqipëri – në veri-perëndim të Greqisë në Evropën Qendrore, shkruan prestigjozja Mirror.

Më konkretisht ajo u dallua në mes të Liqenit të Madh të Prespës, i cili ndahet nga Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia, përcjell albeu.com

Pamjt të cilat tregojnë kokën dhe qafën e një krijesë të madhe që dilte nga uji po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale në mediat britanike.

Disa madje po pyesin nëse “Nessie” mund të ketë ardhur për pushime dimërore.

I njëjti përbindësh ishte filmuar më parë në pjesën greke të liqenit, afër fshatit Nivicë, pesë vjet më parë.

Pamjet e fundit kanë bërë që një grup gazetarësh të nisen drejt liqenit për të vëzhguar nga afër nën drejtimin e profesorit të gjeografisë Sima Jonoski. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu