Kongresmeni amerikan dhe miku i mirë i shqiptarëve, Eliot Engel nuk po ndalet duke lobuar për shtetin e Kosovës qoftë nëpër vendet e tjera të botës dhe atë të administratë së re amerikane të Joe Biden.
Eliot Engel mësohet se ka lobuar dhe informuar presidentin e ri amerikan Joe Biden dhe administratën e tij, në lidhje me situatën e fundit në Kosovë dhe në Ballkan.
Këtë po e thotë ish-ambasadori i SHBA’ve në Serbi, Bill Montgomery i cili ka thënë se Biden tani ka krijuar pozicione të forta përgjatë këtyre viteve në Ballkan.
Montgomery tha se Amerika beson në pavarësinë e plotë dhe në kufijtë aktual të Kosovë, për këtë thotë se edhe Biden e përkrah dhe është informuar nga kongresmeni Engel.
“Ata besojnë në pavarësinë e plotë të Kosovës në kufijtë aktual, Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i kryesuar nga Elliot Engel, i ka dhënë rekomandime administratës së re amerikane për regjionin, përfshirë Kosovën dhe Serbinë”, tha Montgomery.
Kujtojmë se Eliot Engel, ditë më parë tha se Serbia duhet që ta pranojë realitetin e ri në Ballkan se Kosova është shtet i pavarur dhe duhet që ta pranojë këtë, po ashtu ai akuzoi Serbinë se nuk po i qet para drejtësisë kriminelët që kryen masakra dhe gjenocid në Kosovë gjatë luftës së fundit.










