‘Mora fjalë’ këndohet në brekë nga Egli Tako, reagon ashpër Albina Kelmendi dhe NIta Latifi

Interpretimi i këngës “Mora fjalë” nga Egli Tako në një koncert të fundit ka vazhduar të ngjallë reagime në rrjet.

Pas kritikës së drejtpërdrejtë nga Albina Kelmendi, edhe këngëtarja Nita Latifi ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj.

Ajo reagoi përmes një postimi të shkurtër, duke ironizuar situatën:
“Hajde brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk është duke e kënduar këngën?”

Reagimi i Nitës i referohet jo vetëm pamjes së Egli Takos në skenë, që është konsideruar nga shumë përdorues si e papërshtatshme për natyrën e këngës, por edhe faktit që performanca është realizuar me playback.

Kënga “Mora fjalë” e Shkurte Fejzës, e njohur për përmbajtjen e saj patriotike dhe lidhjen emocionale me historinë e Kosovës, ka një status të veçantë në muzikën shqipe.

Për këtë arsye, mënyra e interpretimit të saj në ambient klubesh dhe me një paraqitje larg stilit tradicional është parë nga disa artistë si një mungesë respekti ndaj përmbajtjes që përfaqëson.

Deri tani, Egli Tako nuk ka reaguar publikisht ndaj kritikave të njëpasnjëshme që ka marrë në rrjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu