“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat

Rezultatet e Exit Poll-it të Albanian Post u kthyen në faktor debati këtë të dielë. Pas kryedemokratit Sali Berisha, edhe Belind Këlliçi iu përgjigj ashpër këtij anketimi që ia atribuon plotësisht analistit Baton Haxhiu.

Belind Këlliçi: Nuk e di në ç’a halli qenka, se të pyesësh edhe Edi Ramën nuk ta jep këtë poll. Kjo është qoka e fundit që Batoni i bën regjimit edhe janë halle të tij personale që pak na interesojnë. Ta shohim a do i dalë apo jo!

Baton Haxhiu: Po pastaj ç’a u bën atyre fjalëive të tua, apo do i harrosh?!Belind Këlliçi: Ti ke qenë me mua përballë në studio, ke thënë s’kam marrë lekë nga inceneratori i Tiranës dhe të kam nxjerrë faturat.Baton Haxhiu: Asnjëherë s’kam marrë! Leje mos fol pallavra!

Belind Këlliçi: Si të dalin këto Exit Poll-et, ta dinë qytetarët. Të paguan inceneratori i Tiranës Baton e di një Shqipëri e tërë. Më padit për shpifje nëse s’është ashtu. Do vij bashkë me faturat e Batonit!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu