Një aksident i rëndë rrugor që tronditi komunitetin e Sarandës mori jetën e motrave Elisa, 22 vjeçe, dhe Rezina Dhimaku, 20 vjeçe, mbrëmjen e djeshme.
Vajzat ishin nisur për të pirë një kafe me shoqen e tyre Antonelën, pasi kishin marrë leje nga prindërit.
Madje kishin dashur të merrnin edhe vëllanë e tyre 10-vjeçar, por babai i këshilloi ta linte në shtëpi, pasi “ishte i lodhur”.
Ndërkohë, gjyshja e tyre kishte ndier një paralajmërim të keq dhe i kishte thënë vajzave të mos iknin, duke u shprehur se “ka parë një ëndërr të keqe”, por fatkeqësisht paralajmërimi i saj nuk u dëgjua.
Në aksidentin që ndodhi në rrugën Sarandë–Delvinë, në vendin e njohur si “Pularia”, automjeti me të cilin udhëtonin vajzat u përplas me një tjetër automjet, duke shkaktuar vdekjen e tyre dhe plagosjen e një personi tjetër.
Rizal Dhimaku, i njohur në fshat si “Zotja”, bari që me mund e përkushtim i rriti fëmijët duke mbledhur sherebelë, është i thyer nga dhimbja dhe i mbytur në lot.
Komuniteti i është në zi, ndërsa familjarët përballen me humbjen e rëndë.