Shkrim për InfoShqip.com nga MSc: Donika Bakiu
‘Për fat të keq numri i viktimave në Greqi sa vjen e rritet. Ndër ta edhe fëmijë , foshnje 6 muajshe po përjetohet një tmerr. Sot, më shumë se kurrë, kanë nevojë për ndihmë e mbështetje në betejën e tyre me zjarrin.Ngushëllime për të gjithë ato familje të viktimave të pafajshme, të cilët humbën jetën në mënyrë kaq tragjike. Shpresojmë që të mos ketë më viktima të asnjë kombësie, duke ditur që në zonën e gjerë të Atikës banojnë edhe mijëra bashkëkombës tanë shqiptarë( viktima shqiptarë veç se ka) . Duhet të flasim të gjithë NJË GJUHË, gjuhën e SOLIDARITETIT! Për fat të keq shoh disa portale të cilat mbjellin dhe shtojnë urrejtje , nuk ka nevojë të ketë urrejtje në këto raste , ndaluni dhe mendoni për një çast se aty mund të ishin prindërit tuaj , motra, vëllai dhe vet ti!’