Ka nisur me debate dita e sotme në BBV mes Olta Gixharit, Efi Dhedhes dhe Kiara Titos. Sipas aktores, dy vajzat dhe Luiz Ejlli bëjnë shumë zhurmë gjatë natës dhe nuk e lënë të flerë. Ajo, për hakmarrje, bën shumë zhurmë në mëngjes që të zgjohen Kiara dhe Efi. Madje mëngjesin e kësaj të marte, i ka kërcënuar dy vajzat se ‘kështu do zgjohen çdo ditë’. Bisedës i bashkohet dhe Luizi, që hedh kunja për Oltën, ndërsa debatie u përshkallëzua në sherr kur Efi i është afruar Oltës për të marrë diçka dhe kjo e fundit nuk e lejon.
Pjesë nga biseda:
Olta: Nëse do vazhdoni të më lini darkave pa gjumë, unë do vazhdoj të bëj manovrat e mia
Luizi: Olta dje e ke pasur gjumë shumë të lehtë se ke fjet një orë jashtë
Efi: Hapu moj i çik se po mundohem 5 orë të marr diçka
Olta: Moj mos më shty
Efi: Hapu pak
Olta: Mos më shty
Efi: Kam 5 orë
Olta: Kë shtyn?
Efi: Ja si bën, o Zot drama. Ik moj hapu andej të marr diçka po të them
Olta: Nuk dua
Efi: Mirë ta tregoj unë qejfin. Kur të thotë ‘më shtyu dhe prej saj theva dorën’










