Ministria e Kulturës, së fundmi ka nisur një fushatë për të nxitur leximin, por gjatë kësaj fushate ajo që u bë virale në rrjet ishte një shprehje e publikuar nga ministrja, Mirela Kumbaro ku thuhej:
“Nëse dikush nuk lexon libra, nuk është mirë të kesh një marrëdhënie seksuale me të” një shprehje e huazuar nga një shkrimtar i njohur botëror.
Edhe pse nxiti shumë debate për gjuhën e përdorur, nismës i ështa bashkuar edhe kryeministri Rama i cili ka shpërndarë në Facebook një video të ish-kapitenit të Kombëtares Lorik Cana, i cili është bërë pjesë e nismës Takohemi për një Libër.
‘’Mirëmëngjes, dhe me këtë mesazh të bukur të Lorikut që i është bashkuar nismës Takohemi Per Nje Liber, një nga seritë e shumta të aktiviteteve në funksion të Lëvizjes Kombëtare për Lexim, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në reagimin e tij.
Cana shfaqet në ambientet e zyrës së tij, teksa ka zgjedhur të ndajë një pjesë nga libri i Mid’hat Frashërit. /albue
Video:










