Njerëzit që enden nëpër pyjet e fshatrave Drelaj e Malaj mund të frikësohen nga një pajisje e vendosur nëpër trungjet e drunjve, por një qytetar ka treguar se s’ka arsye për frikë
Besnik Lajqi, në Facebook ka shkruar se pajisjet janë kamera që i ka vendosur ai vetë për t’i filmuar kafshët e egra dhe për sigurinë e njerëzve aty.
Ai ka thënë se këto pajisje nuk janë mina, siç mendojnë disa që kanë hasur në to.
“I lus te gjithë ata qe shëtisin neper pyje ne teritorin e fshatit Drelaj dhe Malaj . Qe kur ti shofin keto lloj kamerash qe te mos frigohen. Keto jan kamera e jo mina! Keto kamera i kam vendosur neper disa shtigje qe ti filmoj kafshet e egra dhe te kem siguri per veten time! Ju flm per mirëkuptim!”, ka shkruar ai në Facebook.










