MOST: Një person refuzon të japë çelësin në një vendvotim në Studeniçan

Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, përveç vendvotimit 2344 në komunën e Studeniçanit, pasi personi që e ka pasur çelësin e atij vendivotimi, ka refuzuar që ta hapë derën.

Këto janë informacionet e para, nga vëzhgimi i MOST në terren. Ky asociacion qytetar procesin e votimit gjatë ditës së sotme, do ta monitorojë me 1500 vëshgues, të cilët do jenë prezent në 1160 vendvotime.

Preskonferenca e ardhshme, nga MOST, pritet të zhvillohet në orën 11:00. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu