MPB-ja dorëzon kallëzim penal ndaj ish kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dorëzuar kallëzim penale kundër ish kryetarit të Kërçovës Fatmir Dehari nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Punë të pandërgjegjshme në shërbim”, pasi që ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Zjarrfikës gjatë punësimeve në Njësitin Territorial Kundër Zjarrit në Kërçovë.

Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në Ohër, edhe pas skadimit të afatit njëvjeçar, Dehari nuk ka kryer mbikëqyrje të detyrueshme dhe ka lejuar që të punësuarit të mos marrin licencë për zjarrfikës nga organi kompetent shtetëror. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu