MPJ e Shqipërisë mbanë seancë të jashtëzakonshme pas deklaratës së presidentit Ivanov

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë mbrëmë ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme pas deklaratës së presidentit Ivanov, që nuk e pa të arsyeshme të ja jep mandatin kryetarit të opozitës Zoran Zaev që ta formoj qeverinë me partitë politike shqiptare.

Mediumet shqiptare të cilat thirren nga burime të afërta të MPJ-së në Shqipëri informojnë se në takim janë marrë vesht për hapat vijuese të cilat do t’i ndërmerr Tirana zyrtare për gjendjet më të reja në Maqedoni. Gjithashtu, burimet thonëse tanimë ka pasur kontakte të caktuara me faktorin ndërkombëtar, kurse pritet edhe zyrtarisht reagimi i MPJ shqiptare.

Sipas mediumeve shqiptare Ivanov definitivisht i ka diskriminuar shqiptarët në Maqedoni me qëndrimet e tij rreth platformës.

Paraprakisht edhe kryeministri Edi Rama doli me reagim jozyrtar dhe personal në rrjetet sociale se gjuha shqipe nuk është e armikut dhe se pa shqiptarët Maqedonia nuk mund të ekzistojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu