Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani këtë javë ka komunikuar me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ku u dakorduan që ditëve në vijim të shkëmbejnë propozimet nga të dyja anët për Planin aksionar.
Nga MPJ kumtuan se gjatë komunikimit të rregullt mes dy palëve ka shkëmbim të vazhdueshëm të mendimeve dhe ideve; dy anët shpesh ndajnë propozime të tyre dhe pikëpamje në të cilat i apostrofojnë dhe sqarojnë pozicionet e tyre. I fundit nga seria është Plani aksionar për zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja për miqësi nga viti 2017, që është propozim nga ana jonë, e për të cilën presim këto ditë të marrim përgjigje dhe/ose propozim vërejtje dhe propozime nga Republika e Bullgarisë, theksojnë nga MPJ.
Qëllimi është të gjejmë mënyrë për të forcuar zbatimin dhe efikasitetin e Marrëveshjes për miqësi nga viti 2017, me çka do të kthehet besimi edhe në vetë Marrëveshjen dhe në procesin e dialogut mes dy vendeve për anashkalimin e dallimeve, ashtu siç ju ngjanë dy vendeve mike e fqinje në Evropë.
Në këtë drejtim, duam që edhe një herë të potencojmë se roli i përfaqësuesit special Buçkovski është që rregullisht të udhëtojë për në Bullgari me qëllim përcjelljen e Planit aksionar dhe inkurajimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet. Në këtë drejtim është e pritshme në periudhën në vazhdim të realizojë udhëtime të shpeshta në relacionin Shkup- Sofje, qëndron në kumtesë.









