Pamje të pazakonta janë publikuar në media nga fshati Dinoshë i Malit të Zi ku shihet një pemë nga e cila rrjedh ujë.
Sipas banorëve të kësaj zone fenomeni ekziston prej 20-25 vitesh dhe se pema është rreth 150 vjecare.
Fenomeni i pazakontë ndodh për shkak të reshjeve të shumta, që tejkalojnë burimet nënujore, dhe kështu nga presioni i madh pjesa tjetër e ujit derdhet mbi sipërfaqe, duke rrjedh nga rrënjët e pemës. /albeu