Mrekulli, shkretëtira e njohur si vendi më i thatë në botë ka çelur lule (FOTO)

Mirë se vini në shkretëtirën e Atacama, e cila është shkretëtira më e thatë në Tokë. Ajo shtrihet në 1 mijë kilometra rrip toke në bregun perëndimor të Amerikës së Jugut.

Reshjet mesatare në rajon janë rreth 15 milimetra në vit. Por çdo pesë deri në shtatë vjet, reshjet e pazakonshme në vjeshtë bëjnë që të lulëzojnë më shumë se 200 lloje të luleve në pranverë.

Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në vitin 2015, ku ngjyra rozë mbizotëroi fushën dhe ngjarja u kthye në kryefjalën e mediave.

Këtë here lulëzimi ka ardhur më herët. Vetëm dy vjet pas rastit të fundit, turistët po fluturojnë për të shijuar fenomenin e quajtur “desierto florido” ose shkretëtira e lulëzuar./skan


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu