Mucunski: Bujar Osmani më shumi vizita në Serbi se sa në Kosovë

Beogradi më i afërt se Prishtina për ish ministrin e Jashtëm Bujar Osmani. Për katër vite mandat si ministër i Punëve të Jashtme, Osmani ka realizuar më shumë vizita në Serbi se sa në Republikën e Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Timço Mucunski gjatë një konference për media ka thënë se ish krye diplomati Bujar Osmani gjatë mandatit të tij ka realizuar 11 takime dypalëshe me kolegët e tij nga Serbia.

“Aktiv në këtë temë, dëgjoj, është edhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Gjatë katër viteve ai ka pasur 11 takime dypalëshe me kolegët e tij nga Serbia. Unë nuk gjykoj nëse kjo është gjë e mirë apo e keqe, por përsëris, si ministër i Jashtëm, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë. Por nuk mundeni ju të kritikoni angazhimin me cilindo nga fqinjët tanë, ndërkohë që vetë keni pasur numër rekord takimesh pikërisht me përfaqësues të atyre fqinjëve. Ne jemi një botë maqedonase dhe synojmë të zgjerojmë interesat e politikës sonë të jashtme” ka deklaruar Mucunski.

Kujtojmë se pikërisht gjatë mandatit të Bujar Osmanit si ministër i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut u organizua Samiti i OSBE-së, ku ai solli në vend ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, një figurë kyçe e regjimit të Vladimir Putinit dhe zëdhënës i agresionit ndaj Ukrainës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu