Muhamed Elmazi: Sarajit i duhet ndryshim i vërtetë, jo premtime boshe

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, ka reaguar ndaj deklaratës së rivalit të tij politik, Blerant Ramadani, i cili së fundmi kishte premtuar “ndezjen e dritave të fitores” në këtë komunë.

Në një deklaratë për mediat, Elmazi u shpreh se qytetarët e Sarajit nuk kanë nevojë për slogane e premtime boshe, por për një ndryshim real, pas viteve të gjata të, siç tha ai, “qeverisjes së dështuar të BDI-së”.

“Elmazi theksoi se Blerant Ramadani, megjithëse paraqitet si alternativë, në realitet është bërë bashkë me strukturat e vjetra që e kanë lënë komunën në errësirë – pa ujë të pijshëm, pa kanalizim funksional, pa transport publik dhe pa shërbimet bazë që meritojnë qytetarët,” thuhet në reagimin e tij.

Sipas tij, koalicioni VLEN ofron një vizion të qartë për rikthimin e dinjitetit dhe zhvillimit në komunën e Sarajit, duke vënë theksin tek transparenca, investimet dhe përfshirja e të rinjve në vendimmarrje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu