A mund ta besoni çfarë i ka bërë kjo nënë vetullave të vajzës së saj? (FOTO)

Amalia Bass është nënë e dy vajzave jetën e të cilave e siguron me anë të pasionit të saj si artiste e makijazhit.

Por grimi i fundit që ajo e ka bërë ka marrë mijëra komente pozitive por nuk kanë mbetur pas as kritikat e ashpra, transmeton ORAinfo.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet vajza e saj e vogël me vetull të lyer deri në perfeksion.

Të shumta kanë qenë fjalët e mira e komplimentet duke thënë se sa xheloze ndihen që një vajzë aq e vogël ka vetulla më të bukura se to.

Por ka pasur edhe kritika pse Amalia ka vënë make up në fytyrën e një 2 vjeçareje.

“Pyetni këndo të rritur dhe do iu tregojë se kjo nuk është në rregull. Ajo është vetëm 2 vjeç për atë zot. Është e bukur ashtu natyrale”,shkruan në një koment.

E kontaktuar nga ‘The Sun’, Amalia ka thënë se nuk e praktikon këtë gjë shumë shpesh por fotografia është bërë sa për qejf dhe jo se donë të trashëgojë dashurinë për grimin edhe tek vajzat e saj.

“Nuk kam përdorur pinceta apo dyllë. Është vetëm korrektues dhe pakëz ngjyrë, asgjë më shumë”, ka thënë ajo. /ORAinfo


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu