Një shofer autobusi në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shpallur hero pasi ka shpëtuar një grua nga vetëvrasja.
Shoferi Damone Hudson po kalonte mbi urë mbi lumin e Majemit, kur pa një grua që po qëndronte në cep të urës.
Kamera e sigurisë brenda në autobus tregon se ai e ndaloi menjëherë autobusin në anë të rrugës duke i thënë asaj: “Hej zonjë, ndalo një minutë, të lutem dil nga cepi i urës”, tha Damone në fillim pa dalë ende nga autobusi.
Por kamera e autobusit nuk e filmoi çfarë ndodhi më pas. Demone tha se bëri gjithçka mundi që gruaja të mos hidhej.
Ai tha për Fox, se ishte përpjekur t’i thoshte fjalë të mirë.
“Zonjë, shoh që po kaloni një ditë të keqe sot. A mund t’ju jap një përqafim? Dhe kështu ajo vendosi të mos hidhej”, transmeton “Daily Mail”.