“Mund të ndjesh tokën që dridhet”: Pamje nga parada ushtarake në Korenë e Veriut (VIDEO)

Koreja e Veriut ka realizuar një paradë të madhe në Phenian për të shënuar 105-vjetorin e lindjes së presidentit themelues të kombit, Kim Il-sung.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, përvjetori është i njohur si “Dita e Diellit”.

Parada e së shtunës nga mediat e huaja është parë edhe si një shfaqje e forcës ushtarake pas rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

Reporteri i rrjetit televiziv BBC, John Sudworth, i cili mori pjesë në paradë, ka thënë se ai mund të ndjente dridhjen e tokës, derisa forcat ushtarake kalonin afër tij.

Mediat kanë shkruar se Koreja e Veriut ka shfaqur raketa balistike interkontinentale dhe pajisje të tjera ushtarake në këtë paradë masive dhe është zotuar se është “gati për të goditur sërish me sulme bërthamore”, kundër armiqëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu