Murati: Serbia po ndërton mure midis Shqipërisë dhe Kosovës, me dorën e udhëheqësve shqiptarë

Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka thënë se Serbia gjithmonë ia ka arritur të ndërtojë mure midis Shqipërisë dhe Kosovës, me dorën e udhëheqësve shqiptarë. Ai ka thënë se murët e Serbisë, pengojnë bashkimin e shqiptarëve në një shtet.

Reagimi i tij në Facebook:

Muret serbe midis Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe në kohën e mbretërisë jugosllave, edhe në kohën e federatës komuniste jugosllave, edhe në kohën e sotme të demokracisë, Serbia gjithmonë ia ka arritur të ndërtojë mure midis Shqipërisë dhe Kosovës, me dorën e udhëheqësve shqiptarë.

Në sherrnajat e përsëritura rurale midis udhëheqësve të Shqipërisë dhe udhëheqësve të Kosovës, përveç papjekurisë shtetërore dhe mungesës së integritetit personal civil dhe kulturor, duhet të kërkoni gjithmonë fijet e implikimit të Serbisë. Muret serbe midis Shqipërisë dhe Kosovës pengojnë bashkimin e shqiptarëve në një shtet dhe rolin qendror të faktorit shqiptar në Ballkan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu