Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka pritur sot në vizitë kryetaren e komisionit evropian, Ursula Von Der Leyen e cila në takim me Murtezanin ka shprehur mbështetjen e fuqishme që ka për shtetin në procesin euro-integrues, transmeton InfoShqip.
“Vizita e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lajen, në Ballkanin Perëndimor është mesazh i fuqishëm për mbështetjen e vazhdueshme, partneritetin dhe perspektivën e qartë evropiane për rajonin.
Sot në Shkup diskutuam përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut, për thellimin e Planit të Rritjes.
E mirëseardhur iniciativa e re për IA-në, respektivisht njoftimi që vendi ynë të jetë një nga dy fabrikat e IA-së – “antenat” e Ballkanit, e cila do të jetë pjesë e rrjetit evropian që do të sjellë mundësi të reja për inovacion, hulumtim dhe zhvillim i teknologjive moderne.
Maqedonia e Veriut ka vend në të ardhmen evropiane që po krijohet sot.
Vazhdojmë me përkushtim në rrugën euroatlantike, me vizion të qartë për një Maqedoni të qëndrueshme, moderne dhe evropiane.”, ka shkruar ministri Murtezani në rrjetin e tij në Facebook. /InfoShqip.com/